8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Krasniqi: Vetizolimi i Kosovës po ndodhë për efekte populiste të Albin Kurtit

- Advertisement -

Analisti Milazim Krasniqi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për izolim të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se Kosova do të paguajë një çmim të lartë për politikat refuzuese të Qeverisë Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se çdo shtet paguan dëmin e qeverisë së tij.

“Vetizolimi i Kosovës po ndodhë për efekte narciziste e populiste të Albin Kurtit. Tashmë është e qartë se Kosova do ta paguajë një çmim të lartë për politikën refuzuese të qeverisë së vet. Në fakt, çdo shtet e paguan dëmin e gabimeve të qeverisë së vet. Kjo edhe është e drejtë, sepse shteti me ligjet e veta dhe populli me votën e vet e zgjedhin qeverinë. Nëse ajo nuk punon për interesat e tyre, faji është i atyre më shumë se sa i qeverisë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, është e pakuptueshme zhagitja ep rocesit të dialogut nga Qeveria Kurti.

“Ku po ndodhë kriza, në Kosovë a në Serbi? Meqë kriza është brenda Kosovës, Kosova duhet të jetë më e interesuar për ta zgjidhur e për ta mbyllur. Aq më tepër që dihet botërisht që Serbia është e interesuar që kriza të mbahet aktive dhe sa më malinje. Prandaj është e pakuptueshme pse qeveria Kurti e zhagitë procesin e dialogut, e provokon krizën dhe paralizon faktorët ndërkombëtar (BE e SHBA) që mund të ndikojnë me ndërmjetësimin e tyre në zgjidhjen e krizës. (15 shtator 2023)”, ka shkruara ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit