Vesel Krasniqi, kandidat për deputet nga koalicionin për “Kosovën Fituese”, është shprehur i bindur se pas 9 shkurtit qeveria Kurti do të bie.
Ai ka thënë se zhgënjimin ndaj kësaj qeverie po e shohin çdo ditë në takime me qytetarë.
“Kjo qeveri do të ikë dhe jemi të sigurt duke e parë edhe nga takimi me qytetarët, sepse është në zhgënjim jashtëzakonisht i madh i qytetarëve, prej premtimeve të shumta që kanë dhënë se ky kryeministër dhe njerëzit e tij e kanë dhënë, dhe asnjë nuk e kanë realizuar”, ka thënë ai në Tëvë1.
Ai ka kritikuar edhe qasjen e qeverisë në veri, duke thënë se qytetarët në atë pjesë kanë qenë më të integruar se tash.
Sa i përket rezultateve në zgjedhje ai ka thënë se ata po shihen nga qytetarët si koalicioni i shpresës duke thënë se nuk u beson sondazheve të publikuara.
“Kjo frymë e cila është ndërtuar te qytetarët, kjo frymë e cila është duke ecë më të vërtetë është një frymë që as në vitin 2021 nuk ka ndodhë. Vetëvendosja do të dalë e zhgënjyer më 9 shkurt”, tha ai.