9.2 C
New York
Saturday, November 9, 2024

Buy now

Krasniqi uron Xhaferin: Ditë historike, krenarisë dhe emocioneve të larta

- Advertisement -

Kryetari PDK-së, Memli Krasniqi, ka ururar Talat Xhaferin për emërimin si Kryeministër i Qeverisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, raporton Scanner.

Në një postim në Facebook, Krasniqi e ka quajtur këtë ditë historike, të krenarisë dhe emocioneve të larta.

“Sot, i uroj të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që përpjekjet e tyre shekullore për barazi, drejtësi e faktorizim, po kulmojnë me kryeministrin e parë shqiptar në histori të këtij shteti”, shkruan Krasniqi.

Postimi i plotë:

Urime Kryeministër, Talat Xhaferi!

Sot, në këtë ditë historike, të krenarisë dhe emocioneve të larta, i uroj mikut tim, Talat Xhaferit, emërimin si Kryeministër i Qeverisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sot, i uroj të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që përpjekjet e tyre shekullore për barazi, drejtësi e faktorizim, po kulmojnë me kryeministrin e parë shqiptar në histori të këtij shteti.

Sot, mbi të gjitha, është dita për të përgëzuar edhe liderin e shqiptarëve në këtë shtet, heroin e luftës dhe paqes, Ali Ahmetin, i cili, me maturinë dhe vizionin e tij luajti rolin kryesor në ngritjen e shqiptarëve dhe realizimin e kësaj të arriture historike.

Nuk kam dyshimin më të vogël se, me eksperiencën, përkushtimin dhe përgatitjen e tij, Talat Xhaferi do të jetë një Kryeministër i mirë, i drejtë dhe kredibil për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut në mandatin e tij.

Punë të mbarë dhe suksese, mik.

Urime të gjithëve!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit