19 C
New York
Thursday, April 24, 2025

Buy now

Krasniqi uron Thaçin për ditëlindje: Mos u vono shumë president, krahëhapur po të presim të gjithë

- Advertisement -

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen e tij të 57-të.

E një urim të veçantë ia kushtoi kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Krasniqi thotë se Thaçi për herë të pestë feston ditëlindjen e tij padrejtësisht i mbyllur mes katër mureve në Hagë, derisa shton se ish-presidenti vazhdon t’i jap vendit tonë dinjitet dhe krenari.

Sot, Krasniqi thotë se po festohet për Thaçin, studentin e demonstratave, ushtarin e lirisë dhe udhëheqësin historik.

Postimi i plotë:

Urime ditëlindjen, President!

Në 57-vjetorin e lindjes, për herë të pestë padrejtësisht i mbyllur mes katër mureve në Hagë, Hashim Thaçi vazhdon t’i japë Kosovës dinjitet dhe krenari – ashtu siç ka bërë për më shumë se dy të tretat e jetës së tij.

Prandaj, sot festojmë, bashkë me të dhe për të — studentin e demonstratave, ushtarin e lirisë dhe udhëheqësin historik.

Për simbolin e pavarësisë dhe vendimeve të mëdha – që ndryshuan përgjithmonë fatin tonë.

Mos u vono më shumë, President – po të presim të gjithë, krahëhapur dhe me zemrat plot.

Të ngjashme

Të fundit