Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka uruar ish presidentin Hashim Thaçi me rastin e ditëlindjes.
Krasniqi ka postuar një fotografi me Thaçin dhe ka shkruar: Urime ditëlindjen, President! Dielli do të lind përsëri!
Thaçi sot mbush 56 vjet dhe kjo është ditëlindja e katërt që e feston larg familjes.
Ai dha dorëheqje më 5 nëntor 2020 nga posti i presidenti dhe që atëherë ai po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë nën akuzat për krime lufte.