21.3 C
New York
Wednesday, September 18, 2024

Buy now

Krasniqi uron nxënësit e mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit në ditën e parë të shkollës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka uruar ata që e fillojnë për herë të parë rrugëtimin e tyre në bankat e shkollës por edhe fëmijët që po e vazhdojnë këtë rrugëtim.

“Urime fillimi i vitit të ri shkollor! Për ju që po e nisni këtë rrugë për herë të parë, qoftë një rrugë e lehtë, e dashur dhe përplot me të arritura të shkëlqyeshme. Pa dyshim, rruga e suksesit në jetë fillon në bankat e shkollës. Për ju të tjerët që keni filluar më parë, ky vit qoftë më i mirë sesa i kaluari. Tejkalimi i vetvetes nga viti në vit, çdo herë, duhet të jetë synimi i secilit prej jush. Gjithmonë mund të bëheni pak më të mirë e të arrini diçka më shumë”, ka shkruar Krasniqi.
Ai gjithashtu ka uruar mësimdhënësit deri sa ka pasur një porosi për prindërit, shkruan lajmi.net.
“Juve, të nderuar mësimdhënës, ju uroj një vit të mbarë e të palodhshëm. E admiroj durimin dhe pasionin tuaj për t’u dhënë fëmijëve tanë dije dhe dashuri. E di dhe e besoj se me ju, e ardhmja e vendit tonë është në duar të sigurta. Të dashur prindër, e di që fëmijët ndoshta jo gjithmonë arrijnë sukseset që ne dëshirojmë për ta. Por, më shumë mbështetje sesa kritika, më shumë dashuri, më shumë punë me ta – do t’i shtyjë ata që gjithmonë të bëjnë më të mirën. Prandaj, duke pasur gjithmonë parasysh interesin e fëmijëve tanë, të gjithë bashkë, pa përjashtim, t’u japim kujdesin dhe trajtimin që e meritojnë gjatë këtij rrugëtimi”, ka shtuar Krasniqi.
Postimi i tij i plotë në Facebook:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit