-0.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Krasniqi uron Finlandën për anëtarësimin në NATO

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar Finlandën për anëtarësimin e saj në NATO.

Krasniqi ka thënë se ky është lajm i mirë për sigurinë në Evropë në kohën kur Ukraina është në luftë, transmeton GazetaDemos.

“Sot, në 74 vjetorin e themelimit të NATO-s, Finlanda po bëhet shteti i 31-të që i bashkohet kësaj aleance. Një lajm tejet i mirë dhe i rëndësishëm për sigurinë në Evropë, posaçërisht në këtë periudhë të ballafaqimit me kërcënimin e vazhdueshëm rus për eskalimin e agresionit në Ukrainë”, shkruan Krasniqi.

Ndër të tjera, Krasniqi thotë se mban shpresë që edhe Kosova të anëtarësohet në NATO si garanci e paqes në rajon.

“Urime Finlandës për anëtarësimin dhe NATO-s për përvjetorin. Mbesim me shpresë se në një të ardhme jo të largët edhe Kosova do ta ketë një fat të tillë – si garanci për paqe dhe stabilitet në Ballkan”, ka shkruar Krasniqi.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit