Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar festën e Fitër Bajramit.
Ai ka thënë se Bajrami është moment i reflektimit, falënderimit dhe afrimit me njëri-tjetrin.
“Gëzuar Festën e Fitër Bajramit! Kjo ditë le të sjellë në mesin tonë paqe, dashuri dhe harmoni. Bajrami është moment i reflektimit, falënderimit dhe afrimit me njëri-tjetrin, ndaj le të shfrytëzojmë këtë ditë për të përhapur mirësi dhe solidaritet. Sepse, siç ka thënë edhe Profeti Muhamed: “Njeriu më i dashur te Zoti është ai që u sjell më shumë dobi njerëzve”. Uroj që shtëpitë tuaja të jenë të mbushura me gëzim, tryezat tuaja me bereqet dhe zemrat tuaja me dashuri.”