Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi e ka uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjen në Shqipëri.

Krasniqi ka thënë se po Shqipëria po vazhdon rrugën e zhvillimit, i cili po ashtu uron që të afrohet më shumë drejt Bashkimit Evropian.

 

Ai tutje shkroi edhe për mbajtjen e Samitit në Tiranë, i cili thotë se është dëshmi e punës.

 

Postimi i plotë:

Uroj Kryeministrin dhe kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet në Shqipëri.

Shqipëria po vazhdon rrugën e stabilitetit dhe zhvillimit, dhe uroj që mandati i ri të shërbejë për ta afruar edhe më shumë vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Samiti i Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet më 16 maj në Tiranë me pjesëmarrjen e 55 liderëve evropian, është dëshmi e punës dhe vizionit të arritshëm për “Shqipëria 2030”.

 

Suksese në këtë rrugëtim të rëndësishëm për gjithë qytetarët shqiptarë!

 

 

Shpërndaje