Home Ballina Krasniqi uron Ditën e Çlirimit të Prishtinës

Krasniqi uron Ditën e Çlirimit të Prishtinës

0
Krasniqi uron Ditën e Çlirimit të Prishtinës

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka uruar ditën e Çlirimit të Prishtinës, përmes një postimi në Facebook.

“10, 11 dhe 12 qershori, Kosovën e ndërlidhin historikisht si asnjë datë tjetër.

Betimi i burrave të kombit, me 10 qershor 1878, në Prizren, shndërrohet në amanet që do të përcillet brez pas brezi, për t’u përmbushur saktësisht 112 vite më vonë – në Prishtinë!”, shkruan Krasniqi, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Urime Dita e Çlirimit, Prishtinë!

10, 11 dhe 12 qershori, Kosovën e ndërlidhin historikisht si asnjë datë tjetër.

Betimi i burrave të kombit, me 10 qershor 1878, në Prizren, shndërrohet në amanet që do të përcillet brez pas brezi, për t’u përmbushur saktësisht 112 vite më vonë – në Prishtinë!

Me 10 qershor 1999 Serbia gjunjëzohet!
Me 11 qershor 1999 Prishtina çlirohet!
Me 12 qershor 1999 liria vjen në Kosovë!

112 vite sakrificë, dhembje, luftë e përpjekje për liri – pa humbur asnjëherë fokusin nga qëllimi final – çlirimi dhe pavarësia e Kosovës.

Sot, nderojmë të gjithë luftëtarët, veprimtarët, intelektualët dhe martirët ndër breza, të cilët, u bën urë e dritë për këtë ditë.

Nderojmë dëshmorët dhe martirët e Prishtinës!

Sot, përulemi para vetëmohimit të pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, posaçërisht dëshmorëve, të cilët besuan në idealin e luftës së tyre, edhe atëherë kur pak kush kishte më shpresa.

Sot, është obligimi ynë, si shtet e popull, që duke kujtuar e nderuar të kaluarën, të ndërtojmë një vend të zhvilluar – ku secili mund të projektoj një të ardhme të dinjitetshme e prosperuese.

E përjetshme qoftë Kosova!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=773084484190284&id=100044662171388&mibextid=Nif5oz

Exit mobile version