Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në fillim të javës do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Krasniqi do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit. Lajmin e ka konfirmuar Partia Demokratike e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media.
“Ai po ashtu do të ketë takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në të dy Dhomat e Kongresit Amerikan, atë të Përfaqësuesve dhe në Senat” thuhet në komunikatë.
Krasniqi kishte vizituar Amerikën muaj më parë, ku kishte zhvilluar takime të nivelit të ndryshëm.