Pas dështimit të përpjekjes së Partia për Veprim Vetëvendosje për të siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë, kreu i Partia Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi para gazetarëve se epoka e qeverisjes së Albin Kurti ka përfunduar.
Ai shtoi se Kurti nuk do të jetë më kryeministër, as pas zgjedhjeve të 9 shkurtit e as në ato të ardhshme.
“U vërtëtua edhe sot që Albin Kurti po e mban peng vendin dhe nuk i ka numrat për Qeveri. 56 vota për dhe asnjë më shumë. Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës, as prej zgjedhjeve të 9 shkurtit e as prej atyre të ardhshme”.
“Koha e qeverisjes së tij ka marrë fund”, u shpreh Krasniqi.






