Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se “është miratuar kërkesa dhe rekomandimi i Përparim Grudës që të evidentohet saktësisht që të gjithë ministrat dhe kryeministri kanë bërë dorëheqje individualisht”
Ai bëri me dije se do të ketë zhbllokim të situatës përmes kësaj.
“Na e ka krijuar mundësinë për ta votuar raportin dhe për të bërë betimin. Dorëheqja është evidentuar saktësisht individualisht në procesverbalin”.
“Komisioni është mbledhur prapë pas konfirmimit nga ana e Kuvendit. Ajo që mund t’ju njoftoj është se rekomandimi i deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, është pranuar që të gjithë ministrat dhe kryeministri kanë bërë dorëheqje individualisht”, ka thënë Krasniqi