-4.8 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Krasniqi u bën thirrje qytetarëve të rrinë në Kosovë: “Duhet me ikë prej këtu”, këtë fjali e kam dëgjuar shumë

- Advertisement -

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se shumë herë e ka dëgjuar fjalinë “Duhet me ikë prej këtu”.

Tash edhe kur po afron dita prej kur mund të lëvizim pa viza, ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në Kosovë.

“Ata që duan të ikin prej vendit të vet, ata sikur tentojnë të ikin nga vetvetja. Atdheu nuk i ka faj askujt, për asgjë. Ne i kemi faj atdheut pse nuk e bëjmë më të jetueshëm e më të bukur. Secilit do t’ua propopzoja ta lexonin poezinë “Qyteti” të Kavafisit. Tre vargjet e fundit të saj janë: Siç rrënove jetën tënde/në këtë fole të vogël/ në tërë botën e prish” – ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

“Duhet me ikë pej këtuhit!” Këtë fjali e kam dëgjuar shumë herë, nga shumë njerëz, taksistë, bujq, mjekë, gazetarë, studentë. Ata që duan të ikin prej vendit të vet, ata sikur tentojnë të ikin nga vetvetja. Atdheu nuk i ka faj askujt, për asgjë. Ne i kemi faj atdheut pse nuk e bëjmë më të jetueshëm e më të bukur. Secilit do t’ua propopzoja ta lexonin poezinë “Qyteti” të Kavafisit. Tre vargjet e fundit të saj janë: Siç rrënove jetën tënde/në këtë fole të vogël/ në tërë botën e prishe.“ Mesazhi është: përvilini mëngët e punoni në vendin tonë, që ta bëjmë të jetueshëm e të bukur.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit