23.9 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Krasniqi: Tri komunat ku udhëheq PDK-ja janë shpallur kampion për transparencë nga KDI-ja

- Advertisement -

Tri komuna të cilat udhëhiqen nga Kryetarët e PDK-së, Drenasi, Ferizaj dhe Prizreni, sot janë shpallur kampione për transparencë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI). Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se këto suksese të komunave tona nuk janë më një risi – por rezultate të një pune profesionale, efikase dhe në shërbim të qytetarëve.

“Me mbi 90 % të pikëve të grumbulluara kanë dalë edhe katër komuna të tjera që udhëhiqen nga PDK-ja, Skenderaj, Kaçaniku, Mitrovica e Jugut dhe Vushtrria, ndërsa edhe Hani i Elezit është pozicionuar afër tyre. I përgëzoj kryetarët e komunave tona për përkushtimin e tyre në shërbimin publik”, ka thënë Krasniqi.

Modeli i qeverisjes që e vendos interesin qytetar në qendër, i zbatuar nga PDK, sipas Krasniqit po rikonfirmohet vit pas viti si modeli më i suksesshëm në vend.

“Asgjë më pak se punë, projekte konkrete, transparencë e përmirësim të mirëqenies së qytetarëve”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit