12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Krasniqi tregon dy problematikat e draft statutit: Kurti është dashur ta hartojë atë me SHBA-të – partneriteti me to nuk është nënshtrim

- Advertisement -

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi ka folur edhe për kundërshtimet që kanë për draft statutin e Asociacionit dhe shprehjen e qëndrimit për këtë ndaj Escobarit.

Ai thekson se nuk ndërrojnë qëndrim lidhur me këtë dhe janë dy çështje problematike të cilat janë pjesë e draftit, të cilat PDK i kundërshton.

“Absolutisht po, qëndrimi ynë nuk ndërron, pavarësisht deklarimeve të të tjerëve. Ne e kemi analizuar në detaje këtë draft, kemi një dokument të detajuar të ekspertëve tanë dhe me evidentim të të gjitha problemeve që i nxjerr sikur të zbatohej një draft i tillë dhe këtë ia kam bërë të qartë edhe më herët Escobarit por edhe në takimin e fundit me të dhe besoj se ai e ka kuptuar drejtë qëndrimin tonë sepse janë dy çështje që janë të patejkalueshme. Preambula që e përfshin Rezolutën 1244 dhe arbitrazhi që parashihet si një mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Asociacionit dhe organeve qendrore të Republikës së Kosovës. Këto janë dy çështje të cilat në asnjë mënyrë në asnjë lloj drafti nëse ai ndonjëherë bëhet e që normalisht nuk janë të pranueshme as në këtë draft. Për PDK-në është qëndrim i pandryshueshëm. Ne tashmë e kemi qëndrim zyrtar, e kemi diskutuar edhe gjerë e gjatë edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues të Partisë dhe e kemi marrë si vendim, e kemi shprehu publikisht por unë besoj që partneriteti është shumë i rëndësishëm sepse çështjet e tilla duhet diskutuar me partnerë”, thotë Krasniqi.

Sipas tij, problemi është që Qeveria nuk kërkon ndihmë kur duhet, s’ka partneritet me askënd dhe nuk e dëshiron atë.

Ai thotë se Gjermania e Franca s’mund të bëjnë asgjë pa Amerikën, ndërsa Kurti e sheh nënshtrim partneritetin me to.

“Në momente të tilla duhet kërkuar ndihmën e tyre. Problemet themelore janë që kjo qeveri s’ka partneritet e as nuk dëshiron diçka të tillë. Ai veç hero nuk është. Ai mund ta luajë heroin tërë jetën por hero s’ka qenë, s’është e as nuk do të mbesë sepse ai ndoshta e ka preukopimin se çka do të mbetet në histori, s’ka të bëjë me heroizëm. Unë po flas për mungesën e aftësisë së tij për të krijuar partnerë dhe për t’i ruajtur partneritetet, ne ia kemi lënë të gatshme SHBA-të, BE-në. Atij ndoshta edhe sot i duket nënshtruese që të koordinohet me SHBA-të por është gabim të mendohet kështu sepse secili sukses i vendit tonë edhe para edhe gjatë edhe pas luftës nuk është arritur pa SHBA-të dhe nuk është nënshtrues, është partneritet. As Gjermania nuk mund të ekzistojë as funksionojë pa Amerikën, është e thjeshtë. SHBA-të sot e kësaj dite i mbajnë bazat ushtarake në Gjermani. Franca s’mund të marrë vendime krejtësisht autonome në politikën e jashtme në çështje të mëdha pa SHBA-të, e tash ti po e llogarit nënshtrim? Është gabim. Unë e kuptoj konceptin ideologjik bolshevik por unë shpresoj që kryeministri nuk është i tillë pavarësisht leximeve në rininë e tij, të paktën kur ka ardhur në pushtet është dashur të piqet pak, t’i shohë që disa gjëra nuk janë siç ke menduar jashtë sepse ai tash e ka informacionin e plotë, por ju po flisni për mundësinë e ndryshimeve, po ne e kemi përvojën sepse ne kemi kaluar nëpër procese të tilla edhe në të kaluarën dhe sa herë e kemi kërkuar ndihmën e amerikanëve, në radhë të parë të tyren por edhe të tjerëve, ne kemi arritur disa suksese më shumë se që janë dukur në fillim mos të kthehemi nga koha e Rambujesë e tutje”.

Krasniqi shton se Kurti është dashur që ta themelojë një draft statut bashkë me SHBA-të dhe ta paraqesë atë.

“Ky kryeministër është dashur ta hartojë draftin me amerikanët bashkë, e ka pasur këtë mundësi, është dashur ta hartojë një draft vetë që e ka Kushtetutën brenda, pa arbitrazhe, pa 1244, pa probleme të cilat mund të vijnë dhe ta prezantojë e pastaj në bazë të saj të negociojë deri në momentin ku nuk rrezikohet një nivel i ri i pushtetit sepse ky draft aktual rrezikon realisht një nivel të ri të pushtetit”, deklaron Memli Krasniqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit