13.1 C
New York
Tuesday, October 28, 2025

Buy now

Krasniqi thotë se Kurti përdori Haxhiun për të fshehur dështimin politik

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Albulena Haxhiun e kishte një maskë për t’u fshehur nga dështimi që e priste.

Kështu ka deklaruar i pari i PDK-së në “Rubikon” të Klan Kosovës, teksa fliste për dështimin e formimit të Qeverisë “Kurti 3”.

“Dje, po them u bë mirë, sepse po të mos ndodhte kjo, në nuk do të vinim në pikën ku përsëri do të verifikohej ajo që kemi thënë nga fillimi, që Albin Kurti është duke mbajtur shtetin peng, sepse nuk i ka numrat”.

“Albulena Haxhiun dhe propozimet e ndryshme që i kishte, i kishte vetëm një maskë për t’u fshehur nga dështimi i pashmangshëm që e priste”, u shpreh Krasniqi.

Mes tjerash, Krasniqi tha se faktin që Kurti nuk i ka pasur numrat për të zgjedhur Qeverinë, e ka thëën qysh më 17 prill, pra herën e dytë kur deputetët u mblodhën për të konstituuar në atë kohë Kuvendin e Kosovës.

“Më 17 prill saktësisht, pra herën e dytë që jemi mbledhur në Kuvend, pas fillimit të seancës konstituive më 15, e kam thënë publikisht që Albin Kurti as s’i ka, as nuk do t’i ketë numrat. Jo për profeci, por për shkak të një situate të qartë që ishte krijuar në skenën politike pas rezultatit zgjedhor”, u shpreh ai.

 

Të ngjashme

Të fundit