Home Ballina Krasniqi: Thirrja jonë “Ma Mirë” është shndërruar në një përgjegjësi qytetare

Krasniqi: Thirrja jonë “Ma Mirë” është shndërruar në një përgjegjësi qytetare

0
Krasniqi: Thirrja jonë “Ma Mirë” është shndërruar në një përgjegjësi qytetare

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka treguar se PDK-ja ka mbajtur tubime në Vrellë dhe Shushicë të Istogut.

Krasniqi tha se thirrja e tyre “Ma Mirë” “është shndërruar në një përgjegjësi qytetare.”

“Në Vrellë dhe Shushicë të Istogut, ashtu si në çdo fshat tjetër anembanë Kosovës, thirrja jonë për #MaMirë është shndërruar në një përgjegjësi qytetare. Me Bedri Hamzën Kryeministër, #MaMirë do të jetë për të gjithë. Fitore”, ka shkruar Krasniqi.

Exit mobile version