Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se themelet shtetërore të Kosovës janë të ndërtuara mbi mundin e baballarëve si Haxhi Thaçi, që dha shumëçka për vendin, raporton EO.
“Historia e bacës Haxhi është historia e shumë baballarëve në Kosovë, të cilët përmes dekadave të shtypjes, ushqyen te fëmijët e tyre një shpirt të pathyeshëm. Është historia e atyre që me asgjë tjetër veç vendosmërisë i mësuan bijtë e bijat e tyre se dinjiteti nuk dorëzohet kurrë, se shpresa nuk shuhet kurrë, dhe se liria është trashëgimia më e çmuar”, ka thënë Krasniqi në mbledhjen komemorative në Skenderaj.