Home Lajme Krasniqi takon zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë në EEAS, kërkon që Kosovës ti largohen masat ndëshkuese

Krasniqi takon zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë në EEAS, kërkon që Kosovës ti largohen masat ndëshkuese

0
Krasniqi takon zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë në EEAS, kërkon që Kosovës ti largohen masat ndëshkuese

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasnqi po vazhdon vizitën në Bruksel.

Ai ka zhvilluar takim me me zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë në EEAS, Marko Makovec.

Në këtë takim u diskua për masat ndëshkuesë ndaj Kosovës nga ana e BE-së.

Postimi i plotë:

Sot, në Bruksel, me zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë në EEAS, Marko Makovec, diskutuam për zhvillimet aktuale ne Kosovë e rajon dhe për procesin e integrimit evropian, me theks të veçantë për Pakon e Zgjerimit 2023 dhe Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kuadër, vlerësova që edhe Kosova, e cila fatkeqësisht ka mbetur e fundit në këtë proces,  duhet ta ketë vendin e vet meritor dhe një perspektivë evropiane të prekshme dhe të qartë.

Edhe në këtë takim, kërkova që Bashkimi Evropian t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë qytetarët tanë.

Exit mobile version