Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar sot shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadorin Tomas Szunyog, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, shkruan Scanner.
Krasniqi në Facebook ka shkruar se për PDK-së integrimi euro-atlantik për Kosovën është i paalternativë dhe nuk guxon të rrezikohet nga askush.
“Qasja e kësaj Qeverie, përjashtuese me miq dhe koordinuese me kriminelë, për PDK-në është tërësisht e papranueshme dhe po i sjellë vetëm dëme vendit. Vetëm zgjedhjet e parakohshme mund t’ia sjellin Kosovës një Qeveri kredibile, ndryshe, dhe e cila rikthen vendin në kursin e duhur përpara”, ka shkruar Krasniqi, pas takimit me Tomas Szunyog,
Postimi i plotë:
Sot, kisha kënaqësinë ta pres në selinë e PDK-së shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadorin Tomas Szunyog, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend.
Ambasadorit Szunyog i shpreha qëndrimin konsistent të PDK-së se integrimi euro-atlantik për Kosovën është i paalternativë dhe nuk guxon të rrezikohet nga askush. Ky është vizioni e misioni historik i shtetit dhe popullit tonë.
Qasja e kësaj Qeverie, përjashtuese me miq dhe koordinuese me kriminelë, për PDK-në është tërësisht e papranueshme dhe po i sjellë vetëm dëme vendit. Vetëm zgjedhjet e parakohshme mund t’ia sjellin Kosovës një Qeveri kredibile, ndryshe, dhe e cila rikthen vendin në kursin e duhur përpara.
Ambasadorin Szunyog e falënderova për angazhimin e tij dhe e sigurova se PDK do të angazhohet fuqishëm që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të luaj rolin e saj konstruktiv në interes të shtetit dhe qytetarëve tanë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=793560125476053&id=100044662171388&mibextid=Nif5oz