Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar sot kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, shkruan Scanner.
“Kisha kënaqësinë që, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, ta takoj kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, mikun tim Arben Taravari, njëherit kryetar i Komunës së Gostivarit, të cilin e mirëprita në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.
Sipas tij, në këtë takim diskutuam për gjendjen aktuale politike, zhvillimet në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, si dhe rolin e faktorit politik shqiptar atje.
“Folëm edhe për planet dhe objektivat që mëtojmë t’i përmbushim përgjatë këtij viti, si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy partive dhe dy vendeve. PDK mbetet përherë e përkushtuar në kultivimin e raporteve tona të mira vëllazërore” , shkruan ai.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=688518105980256&id=100044662171388&mibextid=Nif5oz