Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur një delegacion nga Këshilli Atlantik në SHBA, shkruan Scanner.
“Përfaqësuesit e Këshillit Atlantik i njoftova me punën dhe qëndrimet e PDK-së në raport me çështjet dhe zhvillimet e rëndësishme që kanë ndodhur në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi, në një postim në Facebook.
Ai ka shkruar se sfidat politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, nëpër të cilat po kalon vendi dhe rajoni ynë – ishin tema për të cilat bashkë i ndamë mendimet dhe qëndrimet tona.
Postimi i plotë:
Pas vizitës që kisha në nëntor të vitit të kaluar në selinë e Këshillit Atlantik në SHBA, sot, kisha kënaqësinë që një delegacion të gjerë t’i pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.
Përfaqësuesit e Këshillit Atlantik i njoftova me punën dhe qëndrimet e PDK-së në raport me çështjet dhe zhvillimet e rëndësishme që kanë ndodhur në Kosovë.
Sfidat politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, nëpër të cilat po kalon vendi dhe rajoni ynë – ishin tema për të cilat bashkë i ndamë mendimet dhe qëndrimet tona.
Së bashku me miqtë tanë në SHBA, nëpërmjet bashkëpunimit dhe ideve të përbashkëta, ne do të angazhohemi për hartimin e strategjive të mirëfillta politike në kuadër të vizionit tonë për të ndërtuar një vend më të lirë, më të sigurt dhe më prosperues.