Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka takuar kryetarin e Mitrovicës në zyrën e tij, Bedri Hamzën.
Krasniqi ka thënë se Hamza pos shumë punëve të mira për vendin, ka mentoruar dhe frymëzuar një brez të ri liderësh brenda PDK-së.
E përmend Arian Tahirin, kandidatin e PDK-së për kryetar të Mitrovicës, që në balotazh përballet me Faton Pecin.
Krasniqi tha se punët e mira në Mitrovicës nuk do të ndalen, pasi siç thotë ai pas Bedriut vjen Ariani.
“Ndër shumë punë të mira që ka bërë për vendin, Bedri Hamza ka mentoruar dhe frymëzuar një brez të ri liderësh brenda PDK-së. Arian Tahiri është shembulli i fundit i këtij vizioni, me të cilin Bedriu ka ndarë qeverisjen në Mitrovicë gjatë katër viteve të fundit”.
“Prandaj, puna e mirë në Mitrovicë nuk do të ndalet. Përderisa unë dhe Bedriu edhe sot e thamë që jemi krenarë për Arianin, mitrovicasit tashmë nuk kanë asnjë dyshim: zhvillimi i qytetit do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim, energji dhe vizion përpara. Sepse pas Bedriut, vjen Ariani”, ka thënë Hamza. /Gazeta Express