18.1 C
New York
Thursday, October 2, 2025

Buy now

Krasniqi takon ambasadorin italian: PDK është e interesuar që vendi të ketë sa më shpejt institucione të reja

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Pas takimit, Krasniqi tha se PDK është e interesuar që vendi të ketë sa më shpejt institucione të reja.

“Sot prita në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini. Diskutuam për fushatën zgjedhore, zhvillimet politike në vend dhe qëndrimet e PDK-së në raport me to. PDK është e interesuar që vendi sa më shpejt të ketë institucione të reja, legjitime, kredibile dhe funksionale. Ambasadorin Antonini e falënderova për vizitën dhe bashkëpunimin e mirë”, tha Krasniqi.

Të ngjashme

Të fundit