23.6 C
New York
Wednesday, August 6, 2025

Buy now

Krasniqi takohet me Sorensenin, diskutohet edhe themelimi i institucioneve

- Advertisement -

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim sot përfaqësuesin e posaçëm të BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Peter Sorensen.

Ai ka thënë se ka theksuar nevojën urgjente për avancimin e integrimit evropian të Kosovës dhe largimin e masave ndëshkuese.

Krasniqi po ashtu ka shprehur shqetësim për arrestimet e qytetarëve të Kosovës nga Serbia.

“Theksova nevojën urgjente për avancimin e integrimit evropian të Kosovës dhe largimin e masave ndëshkuese që padrejtësisht po dëmtojnë qytetarët tanë. Të dërguarit të BE-së i shpreha shqetësimin për arrestimet arbitrare të qytetarëve të Kosovës nga Serbia, si dhe për ndikimin negativ që këto veprime kanë në përpjekjet për paqe dhe stabilitet.”

Ai ka bërë të ditur se kanë folur edhe për themelimin e institucioneve të reja.

“Po ashtu, nënvizova domosdoshmërinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja dhe legjitime, si parakusht për kthimin e besimit dhe funksionalitetit demokratik në vend. Vetëm atëherë, procesi i dialogut mund dhe duhet të marrë drejtimin e duhur, përmes një qasjeje të drejtë, të koordinuar dhe me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes përfundimtare.”

Në fund, Krasniqi ka thënë se “PDK mbetet e përkushtuar ndaj rrugës evropiane të Kosovës, reformave demokratike dhe vlerave euroatlantike, dhe është mirënjohëse për rolin e Bashkimit Evropian në këtë proces”.

Të ngjashme

Të fundit