2.2 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Krasniqi takohet me Metën: E falënderon për miratimin e rezolutës kundër raportit të Dick Martyt

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili po qëndron në Kosovë në prag të përfundimit të mandatit të tij si president.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi e falënderoi presidentin Meta, për miratimin e Rezolutës kundër raportit të Dick Martyt për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë e Shqipëri nga ish-krerët e UÇK-së.

“Falënderojmë edhe miratimin e rezolutës në Parlamentin e Shqipërisë me unanimitet të lartë për një çështje të ndjeshme për ne që kishte të bënte për bazueshmërinë e raportit të Dick Martyt. Pas një procesi të gjatë është verifikuar që pretendimet për trafikim organesh kanë qenë shpifje”, tha Kryetari i PDK, Memli Krasniqi.

Kjo është vizita  e fundi e Metës si president në Kosovë, teksa ai takoi edhe krerët shtetëror./EO

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit