Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim emisarin francez për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.
“Sot, pata kënaqësinë të pres në takim emisarin francez për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz. E falënderova për vëmendjen që Franca i kushton Kosovës dhe rajonit tonë, sidomos në këto kohë sfidash globale”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ai ka theksuar se rruga më e drejtë dhe më e shpejtë për të mbyllur kapitullin e Ballkanit Perëndimor është integrimi sa më i shpejtë i vendeve tona në Bashkimin Evropian, transmeton Klankosova.tv.
“E ritheksova se rruga më e drejtë dhe më e shpejtë për të mbyllur kapitullin e Ballkanit Perëndimor është integrimi sa më i shpejtë i vendeve tona në Bashkimin Evropian”.
Krasniqi ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për nevojën që Kosova të ketë institucione funksionale dhe dialog konstruktiv.