16.5 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

Krasniqi takohet me emisarin francez, bisedojnë për zhvillimet politike dhe integrimin evropian të Kosovës

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim emisarin francez për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.

“Sot, pata kënaqësinë të pres në takim emisarin francez për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz. E falënderova për vëmendjen që Franca i kushton Kosovës dhe rajonit tonë, sidomos në këto kohë sfidash globale”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai ka theksuar se rruga më e drejtë dhe më e shpejtë për të mbyllur kapitullin e Ballkanit Perëndimor është integrimi sa më i shpejtë i vendeve tona në Bashkimin Evropian, transmeton Klankosova.tv.

“E ritheksova se rruga më e drejtë dhe më e shpejtë për të mbyllur kapitullin e Ballkanit Perëndimor është integrimi sa më i shpejtë i vendeve tona në Bashkimin Evropian”.

Krasniqi ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për nevojën që Kosova të ketë institucione funksionale dhe dialog konstruktiv.

“Në këtë drejtim, e njoftova emisarin Troccaz që si PDK, ne kemi dhënë kontributin tonë, si përgjegjësi politike, por edhe si vetëdije institucionale, duke votuar kryetarin e Kuvendit në funksion të zhbllokimit të situatës.
E falënderova edhe ambasadorin Guerot dhe të gjithë zyrtarët francezë në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë. PDK mbetet e përkushtuar për stabilitet, përgjegjësi institucionale dhe të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme

Të fundit