-5.4 C
New York
Friday, February 21, 2025

Buy now

Krasniqi takohet me Anu Prattipati: Vendi ka nevojë sa më shpejt për një qeveri të re, stabile dhe të përgjegjshme

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot është takuar me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati.

Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook tha se kanë folur për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar se vendi ka nevojë sa më shpejtë për një qeveri të re.

“SHBA-ja ka qenë dhe mbetet partneri ynë strategjik. E falënderova zonjën Prattipati për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës në çdo hap të rrugëtimit të saj”, aks skruar mes tjerash Krasniqi.

Postimi i plotë:

Në vazhdën e takimeve me misionet diplomatike në Kosovë, sot pata kënaqësinë të pres në selinë e PDK-së të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati. Një diskutim i hapur dhe pozitiv mbi zgjedhjet e 9 shkurtit, respektimin e vullnetit qytetar dhe përmbylljen e procesit në mënyrë demokratike – ashtu siç e meriton Kosova.
PDK beson se vendi ka nevojë sa më shpejt për një qeveri të re, stabile dhe të përgjegjshme. Pavarësisht rrethanave politike, angazhimi ynë për të mirën e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve të shtetit mbetet i palëkundur.
SHBA-ja ka qenë dhe mbetet partneri ynë strategjik. E falënderova zonjën Prattipati për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës në çdo hap të rrugëtimit të saj. 🇽🇰🇺🇸

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit