Home Ballina Krasniqi takohet me Abazoviqin, ia shpreh vërejtjet mbi Marrëveshjen e Ohrit

Krasniqi takohet me Abazoviqin, ia shpreh vërejtjet mbi Marrëveshjen e Ohrit

0
Krasniqi takohet me Abazoviqin, ia shpreh vërejtjet mbi Marrëveshjen e Ohrit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Krasniqi në Facebook tha se gjatë takimit u diskutua për raportet fqinjësore mes dy shteteve  dhe mundësitë e reja të thellimit të këtij bashkëpunimi.

I pari i PDK-së, theksoi se marrëveshja e nënshkruar sot për shfrytëzimin e hapësirës ajrore është një lajm i mirë teksa ka uruar që ajo të zbatohet sa më parë.

“Marrëveshja e nënshkruar sot për shfrytëzimin e hapësirës ajrore është një lajm i mirë dhe urova që ajo të zbatohet sa më parë.  Si anëtare e NATO-s dhe shtet që ka bërë progres në procesin e anëtarësimit në BE, nga Kryeministri Abazoviç kërkova mbështetjen e Malit të Zi për Kosovën në rrugën e përbashkët drejt integrimit Euro-Atlantik. Z. Abazoviç e informova edhe për zhvillimet me rëndësi në Kosovë, përfshirë shqetësimin tonë për emigrimin masiv të të rinjve tanë dhe Marrëveshjen e Ohrit, e cila, për PDK-në, mbetet e pamjaftueshme dhe që nuk arrin qëllimet tona shtetërore”, shkroi ai.

Teksa në fund të takimit tha se me Abazoviqin diskutuam edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë në fushën e turizmit dhe krijimit të kushteve optimale për qytetarët e të dy vendeve gjatë vizitave dhe pushimeve vjetore.

Postimi i plotë:

Sot, në selinë e PDK-së, kam pritur Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe delegacionin e tij. Bashkë diskutuam për raportet e mira fqinjësore mes dy shteteve tona dhe mundësitë e reja të thellimit të këtij bashkëpunimi.

Marrëveshja e nënshkruar sot për shfrytëzimin e hapësirës ajrore është një lajm i mirë dhe urova që ajo të zbatohet sa më parë.

Si anëtare e NATO-s dhe shtet që ka bërë progres në procesin e anëtarësimit në BE, nga Kryeministri Abazoviç kërkova mbështetjen e Malit të Zi për Kosovën në rrugën e përbashkët drejt integrimit Euro-Atlantik.

Z. Abazoviç e informova edhe për zhvillimet me rëndësi në Kosovë, përfshirë shqetësimin tonë për emigrimin masiv të të rinjve tanë dhe Marrëveshjen e Ohrit, e cila, për PDK-në, mbetet e pamjaftueshme dhe që nuk arrin qëllimet tona shtetërore.

Në fund të takimit, me Kryeministrin Abazoviç diskutuam edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë në fushën e turizmit dhe krijimit të kushteve optimale për qytetarët e të dy vendeve gjatë vizitave dhe pushimeve vjetore.

Exit mobile version