Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka zhvilluar takim me ambasadorin e Suedisë në Kosovë Jonas Westerlund, temë diskutimi situatat e fundit në Kosovë, dhe zbehja e raporteve me aleatët ndërkombëtarë
Kryetari i PDK-së tha se e njoftoi ambasadorin për pozicionin e tyre si grup parlamentar lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Amasadorit Westerlund ia ripërsërita pozicionin e PDK-së për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi situata në Kosovë është jonormale, sidomos pas sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian.
Atë e njoftova edhe për vendimet tjera të marra në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, që janë pezullimi i komunikimit zyrtar me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani dhe vendimi për të mos votuar në asnjë forum të Kuvendit të Kosovës për asnjë ligj, rezolutë, marrëveshje ndërkombëtare apo dokument tjetër” thuhet në njoftimin e Krasniqit.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=786840646148001&id=100044662171388&mibextid=Nif5oz