14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Krasniqi, Tahiri e Ismaili lajmërohen nga Haga: Krenar për UÇK-në

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me Abelard Tahirin dhr Uran Ismailin kanë udhëtuar për në Hagë, ku do të ndjekin nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Përmes një postimi në Facebook, shprehen të bindur se nga kjo betejë, krerët e UCK-së do të dalin fitimtar.

‘’ Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë’’, shkruajti Krasniqi.

Postimi i plotë:

Krenar për dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja, bashkë me Uranin e Abelardin, jam sot në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve tanë.

Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=736609974504402&id=100044662171388&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit