7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Krasniqi: Sveçla ua mbushte çantat me blloka aktivistëve për t’ua thyer kokat policëve

- Advertisement -

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Florin Kasniqi ka thënë se për të e pabesueshme se kush është bërë minsitër në Qeverinë Kurti.

Krasniqi, duke folur në emisionin Pressing, ka thënë se e ka parë me sytë e tij ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla kur i mbushte çantat e aktivistëve të VV-së me tulla për t’i sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës.

“Nuk mundem me besu që Xhelali është ministër i Punëve të Brendshme. Thjesht nuk mundem me besu. Xhelali ia mushke çantat aktivistëve me tulla me ia thy kryet policëve. Jo, gurë, do far bllokash katrorë. Nuk muj me besu”, tha ai.

Për ata që s’i besojnë, Krasniqi ka thënë se dëshmitë mund t’i gjejnë në internet.

“Krejt njerëzt që s’më besojnë, hyni bre në internet, e shihni Xhelalin me gurë duke e gjujtë policinë. Ai tash është ministër i rendit. Nuk është hajgare, është serioze”, ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit