10.3 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Krasniqi: Sot në qeveri kemi një kryeministër dhe shumë ministra që disa herë kanë ndërmarrë veprime antikushtetuese

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar për 15-vjetetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ai ka shkruar në “Facebook” se Kushtetuta se është pasqyrë e vlerave bashkëkohore të shoqërisë sonë, që bazohen në rend dhe ligj.

Krasniqi ka theksuar se sot në qeveri kemi një kryeministër dhe shumë ministra që disa herë kanë ndërmarrë veprime antikushtetuese.

“Për fat të keq, sot në Qeveri kemi një kryeministër dhe shumë ministra që disa herë kanë ndërmarrë veprime anti-kushtetuese, nga përpjekja për ta vënë nën kontroll dhe për ta cenuar integritetin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndërhyrja e MASHTI-t në kompetencat e nivelit lokal, si dhe cenimi i lirisë së lëvizjes së qytetarëve gjatë pandemisë, e një varg shkeljesh tjera që janë duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit