Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në tubimin përmbyllës të Arian Tahirit, kandidat për kryetar të Mitrovicës.
Ai ka thënë se sonte, Mitrovica ka folur zëshëm: me PDK-në dhe Arian Tahirin.
“Sonte, edhe Mitrovica foli zëshëm: me PDK191 dhe Arian Tahirin! Kjo është Mitrovica e punës, e zhvillimit dhe e njerëzve të ndershëm, qyteti që nuk ndalet dhe refuzon të kthehet mbrapa. Qyteti që hapi një kapitull të ri me Bedri Hamzën dhe që do të vazhdojë të rritet edhe më tej me Arianin, gjithmonë me përkushtim, dinjitet dhe shumë dashuri për qytetin. Sepse Mitrovica di të zgjedhë drejt. Sepse ma mirë për Mitrovicën është me Arianin! #PDK191 #MaMirëPërMitrovicën”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.