Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha sonte në Pressing në T7 se ekziston mosmarrëveshje e madhe se kush ka me qenë kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi tha se emri i saj, nuk është caktuar ende, referuar informatave qe ai i ka nga deputetët e partive të tjera.
“Aty ekziston një mosmarrëveshje e madhe brenda Vetëvendosjes kush duhet me qenë kandidate për kryetare të Kuvendit. Nënkryetarët e Kuvendit janë caktu, kryetari s’është caktu”, tha Krasniqi në Pressing, transmeton Express.
“Z.Konjufca s’është më kandidat, po përmenden Donika Gërvalla, Albulena Haxhiu, Saranda Bogujevci, Mimoza Kusari-Lila”, shtoi ai.
Ndërsa, sa i përket fjalëve se Fatmir Limaj mund të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës, ai tha:
“Unë e di që edhe Fatmiri besoj e ka ni emrin e vet, do të befasohesha nëse e dëgjojmë nga goja e Albin Kurtit emrin e Fatmir Limajt. Ta shohim të shtunën është seanca”, tha Krasniqi.
“Unë i pash që edhe Nisma ka votu si VV, por a ka marrëveshje e shohim”, tha Krasniqi.