Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e akademikes Edi Shukriu.
Ai ka thënë se Shukriu ka lënë gjurmë në Kosovë me angazhimin e saj publik.
Më tej, Krasniqi ka thënë se është një model i gruas shqiptare.
Tutje, ai ka thënë se do të mbetet në kujtesën tonë kolektive.
Postimi i plotë:
“I hidhur lajmi për vdekjen e Akademikes Edi Shukriu, e cila me angazhimin e saj publik la gjurmë në vendin tonë. Profesoresha Shukriu veçohej edhe për kontributin e saj shkencor tejet të vlefshëm në fushën e arkeologjisë dhe anropologjisë.
Një ndër shembujt e parë dhe shembull model i gruas kosovare, të pavarur dhe të arsimuar. E tillë do mbetet në kujtesën tonë kolektive Edi Shukriu.
Ngushëllime familjarëve, miqëve dhe bashkëpunëtorëve të saj!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=693010635531003&id=100044662171388&mibextid=Nif5oz