Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur para seancës së 49-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke komentuar zhvillimet rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
Ai tha se përgjegjësia për të propozuar kandidatin i takon partisë së parë, duke sugjeruar që kandidati të mos ketë qenë më parë ministër.
“I takon partisë së parë të propozojë dikë nga deputetët e vetë që s’ka qenë ministër, ndoshta bëjnë zgjidhje”, u shpreh Krasniqi.