7 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

Krasniqi shkon në BIK: Urojmë që festat tjera t’i kremtojmë me ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është pritur nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Gjatë kësaj vizite, Krasniqi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e shenjtë të Fitër Bajramit, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për paqe, dashuri dhe harmoni në shoqëri.

“Festat e Bajramit janë momenti për t’u bashkuar dhe për të përhapur mirësi. Kjo ditë le të sjellë në mesin tonë paqe, dashuri dhe harmoni. Pas përmbylljes së Ramazanit, që simbolizon sakrificë, shpresoj që këto vlera të vazhdojnë edhe në 11 muajt e tjerë, sepse janë të rëndësishme për shoqërinë tonë”, ka thënë Krasniqi.

Kryetari i PDK-së ka uruar gjithashtu ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.

“Urojmë edhe krerët e UÇK-së që janë duke u gjykuar padrejtësisht në Hagë dhe që festat e tjera t’i festojmë bashkërisht”, ka shtuar ai, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe përpjekjeve për të ruajtur drejtësinë për ata që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit