4.6 C
New York
Thursday, November 20, 2025

Buy now

Krasniqi: Shkarkimi i Kelmendit bazohet në energji të puçit institucional, prapa këtij organizimi qëndron Isufaj

- Advertisement -

Visar Krasniqi- anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ka thënë se nuk ka pasur njoftim për vazhdimin e mbledhjes në të cilën u shkarkua Besim Kelmendi nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Kosovës.

Krasniqi sikurse dhe Kelmendi tha se prapa kësaj qëndron Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, pa çka ka u ka bërë thirrje AKI-së që ta vlerësojnë situatën dhe ruajtën e sigurisë juridike në vend. Megjithatë ai theksoi se Besim Kelmendi do të vazhdojë detyrën, meqenëse sipas tij nuk ka vendim të ligjshëm.

Po ashtu, në konferencën për media, ai i bëri thirrje edhe Policisë së Kosovës që t’i sigurojnë anëtarët e KPKsë.

“Prapa gjithë këtij planifikim, organizimi qëndron Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. Kjo situatë dëshmon se largimi i pesë anëtarëve nuk ka qenë bojkot apo sabotim por një ndërhyrje e domosdoshme  për të mbrojtur ligjin dhe për të parandaluar një vendim të paligjshëm që do t’i shkaktonte dëm serioz sistemit prokruroial. Andaj përmes kësaj konference ftojmë institucionet relevante të vlerësojnë shkeljet e kryera sot nga pesë anëtarët e KPK. Ftojmë AKI-në për të vlerësuar situatën dhe ruajtën e sigurisë juridike në vend, institucion ky që tashmë KPK e ka larguar nga aktet normative të komunikimit me të. Po ashtu ftojmë Policinë e Kosovës që të kujdeset për nivelin e sigurisë për anëtarët që jemi këtu”, tha ai.

Teksa tha se Kelmendi do të vazhdoj mandatin, ai tha se shkarkimi i tij është tendencë për të marrë kompetencat në kundërshtim me ligjin.

“Kryeprokurori i shëtit zoti Besim Kelmendi vazhdon detyrën. Përderisa nuk ekziston një vendim i ligjshëm, UD i kryeprokruorit të Shtetit, besim Kelmendi vazhdon mandatin në përputhje me ligjet në Kosovë sepse vendimi i sotëm është pa efekt juridik. Vendimi i sotëm është i papranueshëm, i paligjshëm dhe është tentativë e qartë  për marrje të kompetencave në kundërshtim me ligjin. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së ligjshmërisë”, deklaroi ai.

Besim Kelmendi tha se do të ndërmarrin gjitha veprimet juridike për të treguar se ky vendim është kundërligjshëm.

“Unë skam marrë vendimin dhe atëherë janë të drejtat e mia ligjore për të drejtuar organeve kompetente dhe ato kanë të drejtën e vet që këtë vendim ta pezullojnë, apo ta shqyrtojnë dhe varësisht nga vendimet e gjykatës do të veprojnë. Unë rezervohem dhe nuk përmendi emra, por ju besoj e keni kuptuar se për kë po bëhet fjalë”, tha Kelmendi.

Të ngjashme

Të fundit