6 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Krasniqi: Shën Tereza ishte dritë shprese për të dobëtit dhe shembull i përulësisë

- Advertisement -

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka përkujtuar Nënë Terezën në 27 vjetorin e vdekjes së saj.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se 27 vite më parë pushoi së rrahuri zemra e humanistes dhe gruas së jashtëzakonshme.

“Jeta dhe vepra e saj është burim frymëzimi për secilin për t’u angazhuar për solidaritet, harmoni dhe paqe mes nesh”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Postimi i plotë:

27 vite më parë, pushoi së rrahuri zemra e madhe e Nënë Terezës, humanistes së njohur dhe gruas së jashtëzakonshme, që ndryshoi botën për të mirë duke shtrirë dorën e ndihmës dhe kujdesit për të varfrit e të uriturit.

Jeta dhe vepra e saj është burim frymëzimi për secilin për t’u angazhuar për solidaritet, harmoni dhe paqe mes nesh.

Shën Tereza ishte dritë shprese për të dobëtit dhe shembull i përulësisë, humanizmit e vetëmohimit. Prandaj, çdo shqiptar sot e përherë krenohet me të!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit