Profesori universitar Milazim Krasniqi ka bërë me dije se Serbia që nga themelimi i saj si shtet ka pasur mision çrrënjosjen e myslimanëve nga Ballkani.
Ai ka vlerësuar se një gjë e tillë Serbisë i është lejuar edhe nga disa fuqi të mëdha.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se ata që thonë se Serbia ka financuar ndërtimin e xhamive në Kosovë, po e bëjnë punën e Serbisë,
“Serbia që nga themelimi i saj si shtet, e ka pasur mision çrrënjosjen e muslimanëve nga Ballkani. Ka qenë e lejuar dhe e inkurajuar nga disa nga Fuqitë e Mëdha. Rrënimi i xhamive dhe objekteve të tjera islame ka qenë pjesë e atij projekti, kudo ku arritë dora gjakatare e regjimeve serbe. Prandaj, kushdo që thotë se gjoja Serbia ka mbrojtur ose ka financuar ndokund xhami, vetëm sa e bën punën e Serbisë”, ka shkruar Krasniqi.