6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Krasniqi: Serbia paraqet rrezik vetëm në rast se Kosova zbaton politikë idiote

- Advertisement -

Analisti Milazim Krasniqi ka folur për rreziqe e Serbisë për Kosovën.

Ai ka bërë me dije se ky rrezik rritet vetëm nëse Kosova hynë në konflikt me ShBA-në dhe NATO-n.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se Kosovës i duhet politikë e qartë pro-atlantike.

“Serbia paraqet rrezik për Kosovën vetëm në rast se ne bëjmë politikë idiote, pra nëse hyjmë në konflikt me SHBA-në e me NATO-n. Në atë rast Serbia bëhet rrezik real. Na duhet politikë e qartë proatlantike. Serbia në aspektin ushtarak është bërë sërish fuqi në rajon. 5000 dronë kamikazë planifikon të prodhojë deri në fund të vitit 2024. Është eksportues i madh i armëve. Së fundmi u zbulua se ka ekspotuar armë edhe në Izrael. Na duhet politikë proatlantike, e jo aventura populiste, që mund të na thyhen për kokë”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit