Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka reaguar pas publikimit të një video ku shihet duket u ofenduar ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Christopher Hill.
Lidhur me këtë video, Krasniqi ka shkruar në Facebook se kjo gjë i ndodhi Hillit ku ditë më parë bëri përpjekje ta ndante përgjegjësinë e Serbisë nga Radojiçiqi.
Më tej, Krasniqi ka thënë se “Serbia është shtet kukull i shërbimeve sekrete ruse.”
Postimi i plotë:
Sapo e shikova videon ku ambasadori Hill u ishte ekspozuar fyerjeve të rënda në Beograd. Po e quanin vrasës, pedofil, çkamos. Ndërsa Hilli një ditë më parë po bënte përpjekje ta ndante disi përgjegjësinë e Serbisë nga Radojçiqi. Siç e komentuam bashkë me Prof. Enverin në ëacap, kot e kanë amerikanët me Serbinë. Jam i bindur se Serbia është dhe mbetet pansllave, fashiste, rusofile, putiniane, antiperëndimore. Serbia është shtet kukull i shërbimeve sekrete ruse. Serbia është si pykë ruse në trupin europian, për ta përçarë. Atë rol ka që nga Kongresi i Berlinit, luftërat ballkanike, Lufta e Parë Botërore, shpërbërja e ish RSFJ-së, gjenocidi në BeH e në Kosovë, lufta në Ukrainë.