23.9 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

Krasniqi: S’do të lejojmë të kalojë mentaliteti autoritar dhe diktati i Kurtit në Kuvend

- Advertisement -

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, në përmbyllje të seancës së sotme të dështuar, tha se nuk do të lejojnë që kreu i LVV-së, Albin Kurti, të instalojë “diktat” në Kuvendin e Kosovës.

Krasniqi, duke iu drejtuar deputetëve të mbetur në sallën plenare, tha se LVV-ja po vazhdon të tallet me qytetarët.

“Meqenëse vazhdimi i abuzimit u shfaq edhe sot me qasjen autoritare e imponuese nga ana e kryesuesit, dhe ai na ftoi të jemi këtu sërish për në orën 22:00, siç po shihet për të vazhduar talljen me qytetarët, unë nuk po e mbaj fjalën tash, por me mirëkuptim po kërkoj që në vazhdimin e seancës që do e mbajmë në orën 22, ta them atë që e kam planifikuar”, tha Krasniqi.

Megjithatë, ai pati disa fjalë edhe në këtë rast, duke thënë se Kurti po tenton të instalojë diktat në Kuvend.

“Po them se e pata nderin jetësor të zgjidhem deputet për 7 herë, por situatë më absurde se kjo s’ka pasur kurrë. Shpresoj shumë se qytetarët po e kuptojnë çdo ditë e më shumë se mentaliteti autoritar dhe i diktatit që Albin Kurti po tenton ta instalojë edhe në Kuvend, ka marrë fund se s’do ta lejojmë të kalojë”, u shpreh Krasniqi.

Të ngjashme

Të fundit