10.5 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Krasniqi: Rugova ishte udhëheqës politik që la gjurmë të mëdha në historinë e vendit tonë

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar presidentin Ibrahim Rugovën në 16 vjetorin e vdekjes, shkruan Scanner.

“Presidenti Ibrahim Rugova ishte udhëheqës politik që la gjurmë të mëdha në historinë e vendit tonë, në kuadër të përpjekjeve sublime për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Presidenti Ibrahim Rugova ishte udhëheqës politik që la gjurmë të mëdha në historinë e vendit tonë, në kuadër të përpjekjeve sublime për liri dhe pavarësi.

Urtësia dhe përkushtimi i tij për ta nxjerrë në shesh të vërtetën e popullit të Kosovës në periudhën e rëndë të okupimit, i kanë dhënë atij një vend të veçantë në historinë më të re të vendit tonë.

Me rastin e 16 vjetorit të ndarjes nga jeta të ish Presidentit Rugova, ne sot nderojmë jetën dhe veprën e tij, që kishin në qendër idenë e Kosovës së lirë e të pavarur.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit