11.7 C
New York
Friday, February 28, 2025

Buy now

Krasniqi: Referendumi i Kurtit ka dështuar, gara ende nuk ka përfunduar

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit, duke vënë theksin te rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe objektivat e saj gjatë fushatës.

Sipas tij, pavarësisht se LVV ka dalë partia e parë, ajo nuk ka arritur synimet e shpallura nga kryetari i saj, Albin Kurti.

“Mos të harrojmë që megjithatë, sot Lëvizja Vetëvendosje ka një numër shumë të vogël të votave. Duhet me u kthye te fillimi i fushatës. Zoti Kurti ka lyp referendum, zoti ka lyp 500 mijë vota. Zoti Kurti nuk i ka marrë ato vota dhe referendumi i ka dështuar. Se referendumi duhet me i pas 50 plus 1”, ka thënë Krasniqi në Debat Plus.

Ai theksoi se pavarësisht se LVV ka dalë e para në zgjedhje, sistemi parlamentar kërkon formimin e një shumice për qeverisje, dhe kjo e bën garën ende të hapur.

“Pra, nëse dëshirojmë me i shiku rezultatet prej perspektivave. Prej perspektivës që ka dal i pari Në atë situatën e tij, që tash u bë e famshme. Sikur të ishte kjo garë automobilistike i ka fituar zgjedhjet, ka dal i pari. Por meqenëse nuk është garë automobilistike, po kjo garë është me një sistem parlamentar me të cilin ne funksionojmë, demokrat e liberal është kush e bën shumicën. Atëherë gara ende nuk ka përfunduar”, ka shtuar Krasniqi.

Sipas rezultateve preliminare, që përfshijnë numërimin e votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.80% të votave të fituara, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05%. E treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64% të votave, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.46%.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit