8.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Krasniqi reagon pas vrasjes së policit në veri: Sulm direkt kundër shtetit të Kosovës

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas vrasjes së një polici dhe palgosjen e një polici tjetër në veri të vendit gjatë orëve të para të ditë së diel më 24 shtator.

Krasniqi ka thënë dënuar sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosoës.

Sot, në këtë moment të dhembjes, qëndrojmë të bashkuar në përkrahje të policëve tanë, të cilët, përkundër sfidave ditore e sulmeve të bandave kriminale të kontrolluara nga Beogradi, po mbrojnë sovranitetin shtetëror në pjesën veriore të shtetit tonë.” – ka shkruar Krasniqi.

Tutje, ai ka kërkuar vetëpërmbajtje pasi siç thotë ai: “përshkallëzimi i situatës në veriun e vendit tonë i konvenon vetëm Serbisë dhe bandave kriminale nën kontrollin e saj”.

Reagimi i plotë i Krasniqit:

Jam i tronditur nga lajmi për vrasjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe plagosjen e një tjetri, sot në pjesën veriore të Kosovës. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së policit të rënë në detyrë, ndërsa policit të plagosur i uroj shërim sa më të shpejtë.

Sot, në këtë moment të dhembjes, qëndrojmë të bashkuar në përkrahje të policëve tanë, të cilët, përkundër sfidave ditore e sulmeve të bandave kriminale të kontrolluara nga Beogradi, po mbrojnë sovranitetin shtetëror në pjesën veriore të shtetit tonë.

Ftoj të gjithë që ta dënojnë fuqishëm këtë sulm kriminal kundër Policisë së Kosovës, që është sulm direkt kundër shtetit të Kosovës. Kërkoj nga organet përgjegjëse që hetimet e plota të bëhen sa më shpejt dhe përgjegjësit të sillen para dtejtësise për të marrë dënimet meritore.

Në të njëjtën kohë, apeloj tek të gjithë qytetarët për vigjilencë e vetëpërmbajtje, sepse përshkallëzimi i situatës në veriun e vendit tonë i konvenon vetëm Serbisë dhe bandave kriminale nën kontrollin e saj. Po ashtu, ftoj partnerët ndërkombëtarë të Kosovës që të dënojnë qartë sulmin dhe t’i kërkojnë Serbisë urgjentisht ndalimin e ndërhyrjeve në territorin e Kosovës dhe provokimit të mëtejmë të situatës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit