13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Krasniqi: Reagimet e Listës Serbe për vizitën e Kurtit tregojnë pazotësinë e tyre për të menaxhuar situatën politike

- Advertisement -

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, lidhur me reagimin e Listës Serbe në lidhje me vizitën e kryeministrit Albin Kurti në veri, ka theksuar se “reagimet e tyre në këtë moment tregojnë pazotësinë e tyre për të menaxhuar situatën politike”.

Ai ka thënë më tej se kjo tregon “pafuqinë e tyre” dhe se më rëndësi janë takimet e Kurtit me zyrtarët komunal në komunat verirore.

“Reagimet e tyre në këtë moment tregojnë pazotësinë e tyre për të menaxhuar situatën politike. Nuk do të prisja asgjë pozitive nga Lista Serbe, reagimi i tyre është vetëm një reagim që tregon pafuqinë e tyre. E rëndësishme në këtë moment është takimi i kryeministrit më strukturat e Komunës së Leposaviqit, kryesuesin e Kuvendit të komunës, nënkryetaren e komunës, asamblesitët të tjerë por edhe qytetarët që janë të angazhuar në komunën e Lepsoavqit, qytetarë të cilët dëshirojnë të çlirohen nga presionet e Listës Serbe dhe Beogradit de të krijojnë hapësira për qytetaret e tjerë që të përfitojnë shërbime nga komuna”, ka deklaruar ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit